Aktori i Hollywood-it, George Clooney ka bërë thirrje për bojkot në nëntë hotele luksoze që lidhen me Brunein, pasi vendi ka deklaruar se tradhtia bashkëshortore dhe seksi ‘gay’ mund të dënohen me vdekje së shpejti.

Që nga data 3 prill, homoseksualët mund të përballen me fshikullime me kamxhik ose me gjuajtje me gurë në shtetin e vogël të Azisë Jug- lindore.

Në vitin 2014, Brunei u bë vendi i parë i Azisë Lindore që zbatoi ligjin Islamik ‘Sharia’, pavarësisht se ky ligj u dënua gjerësisht.

Zoti Clooney tha se ligjet e reja përmbajnë ‘dhunë mbi të drejtat e njeriut’,

“Brunei është monarki dhe sigurisht që çfarëdo bojkoti do të ketë pak efekt mbi ndryshimin e këtij ligji”, tha ai. “Por ne vërtet duhet të ndihmojmë kundër kësaj violence të të drejtave të njeriut’.

Veritas.com.al/