Nga Giovanni Masotti/

Shume e pabesueshme, anglezet perfekte –qe prej kohërave te lashta, te bindur se janë më të mire dhe më dinake, mbajtës te pashembullt  te demokracisë liberale – janë duke kuptuar me trishtim se diçka nuk shkon, se gjerat e qarta baltosen, se qëllimet lëkunden. Fund psiko-melodramatik i vetëkënaqësisë  se tyre proverbiale. Toka që rrëshqet nën këmbe, shtëpia qe digjet dhe zjarrfikësit që nuk arrijnë. Është efekti Brexit, ose më mirë, e Brexit te tradhtuar, atë rreth vicioz te shpikur – pas shumë konvulsionesh dhe piruetash – nga e pashprehura Theresa May (rritur në Downing Street, mjere ata, si një novele Margaret Thatcher), ajo e dritheruara Kryeministre e Tory-t, te cilen ai ariu  Donald Trump me merite e ka reduktuar në një thërrime.

Tashmë shkak divorci nga Kontinenti – pas vite e vite vuajtjesh të dukshme dhe këmbët në të dyja kampet, duke mbajtur monedhën e tyre ,sterlinen te pa dobësuar dhe drejtimin e tyre te pazakonte majtas – subjektet e Madhërisë së Saj e kishin zgjedhur dhe votuar vetëm dy vjet më parë, por shpejt – shushatur  nga propaganda e pandërprerë e ndërkombëtarëve të “politikisht korrekt” dhe nga bojkoti i elitave financiare – kishin filluar të dyshojnë, të hapin gojën, të pendohen, me fjalë të tjera te kenë një fantazmën blu. “Dhe nëse në vend të lirohen nga kurthet dhe leqet e Evropës mediokre dhe budallaqe të burokratëve, shume fine për te humbur një det me para dhe ekonomia jonë e lulëzuar te rrëshqasë në rrugën e ngushtë të një ‘autarkie te pambështetur nga një Perandori që nuk është më ? “.

Shija e hidhur e frikës, e ushqyer  nga dyshimet e studimeve shkatërruese dhe projeksionet e instituteve dhe universiteteve të famshme mbi “fatkeqësitë” e post-Brexit, ka hedhur poshtë politikën britanike, e përshkruar gjithmonë si e qartë, pragmatike dhe e mbushur me sens pozitiv .Duke shfletuar gazetat e Krahut tjetër ngecni në diagnoza qe te ngjethin. Një demokraci që po vetëvritet, një agoni në «lëvizje të ngadaltë», nganjëherë – dëgjoni, dëgjoni – madje një tribut për Italinë tonë (qe kane vene aq shumë në berlina), duke I njohur vendit te bukur aftësinë për të menaxhuar kaosin për ta sjellë përsëri në stabilitet! Seriozet dhe super te mirët ‘shik’ janë duke vene ne skene një autodafè te bujshme.

Më gjithë ekzistencën e rrëmujës, fitorja e referendumit e brexit-erve është ndotur dhe vene në pikëpyetje nga kërkesa për referim autoritetit gjyqësor komitetit më te rëndësishëm “pro-daljes”, fajtor – sipas akuzës – që të ketë thyer normativen për financimin e fushatave zgjedhore. Dhe – ndoshta me një dorë të te gjithë-pranishmit George Soros – beteja për të bërë një referendum 2, qe te fshije rezultatet e para në favor të një kthimi 360 grade te tij që sjell mbi rrënoja ata “pro UE”, godet në mënyrë të plotë – për herë të parë – te sh përbuzurën parti konservatore te te turpshmes dhe te padeshifrueshmes May, qe do të donte “butin plot dhe gruan e dehur”.

Një nga të shkëlqyerat  ish-ministre te saj – sakrifikuar në një nga te shumtat çorba te qeverisë se saj te tronditur, 49 vjeçarja Justine Greening, një ish studente e te pakujdesshmit David Cameron dhe homoseksuale e deklaruar, rezulton kampione e përfitimeve e qëndrimit në Evropë ( kurrë nuk kishte qenë fanatike e brexit-erve) dhe lëshon nga brenda sfidën e saj, duke përdorur argumente goxha tërheqëse për “pro-qendruesit ne BE” të anës se Laburistëve, ringjallur nga “ndal dhe shko” të kryeministres dhe të ngazëllyer nga kthimi në shtëpi te femijës prodixh tashme te pjekur Tony Blair, lodhur  duke fituar me lehtësi irrituese para gjoja me konferencat e tij endacake dhe i etur për të rivënë këmbët në arenën politike.

Me rezultatin qe nëse kriza e ekzekutivit është rreth qoshes, hipoteza e një konsultimi të dytë bëhet konkrete. E shkreta Angli …

Veritas.com.al/