Është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00.
Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.
Ndërsa, SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.
Kujtojmë që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.