Partia Demokratike për Zgjedhjet Europiane që zhvillohen në 26 maj ka kandiduar në jug 34-vjeçaren shqiptare Geri Ballo: “Po kandidoj kundër Salvinit sepse jemi në pozicione te kunderta”
Nga: Pina Francone /
“Unë po kandidoj kundër Salvinit, sepse jemi në pozicione te kunderta. Historia ime është demonstrimi se gjërat nuk janë siç thotë ai.”
Fjalët e Geri Ballo,kandidate në Jug e Partisë Demokratike në zgjedhjet evropiane të se dielës të 26 majit. Dhe fjalë sfide ndaj Ministrit të Brendshëm
Kandidatja anti-Salvini dhe anti-Lega, nga Tirana me pasion,e diplomuar në Torino, merret me integrimin, minoritetin dhe Jugun. Dhe e intervistuar nga Adnkronos ka treguar: “Në Itali kam arritur në fund të viteve ’90, isha 11 vjeç. Lega Nord bënte postera që kriminalizonin shqiptarët,mbeta shume keq “. Një plagë e shëruar, por asnjëherë e harruar nga Ballo, e cila tani e drejton gishtin kundër Carroccios: “Pastaj ishte rradha e rumunëve, pastaj e Romëve, tani e afrikanëve.Me pare ne origjine ishin jugoret.Tani jemi në tendencën kunder grave dhe çdo lloj pakice … “.
Nga takimi me nënë Terezën e Kalkutës që e ka goditur – “E pashë shumë herë, një burim i jashtezakonshëm frymëzimi” – për vullnetarizmin, duke kaluar përmes pasionit dhe angazhimit ndaj politikës,demokratja luan fort kundër Lega-s dhe drejtpërdrejt në Parlamentin Europian: “Une kandidoj për të treguar një histori tjetër,qe pastaj është ajo e Jugut,kulturat kontaminohen dhe pasurohen. Eshte historia e kulturës së Jugut që flet e gjitha kundër Salvinit, është historia e një Jugu që duhet të tregohet në terma të duhura “.
Dhe më në fund, Geri Ballo shndrit kështu: “Te ndjehesh Europian është shume bukur, unë vij nga një vend që më pak se tridhjetë vjet më parë ishte nën një regjim të egër. E kam të qartë se çfarë do të thotë të jesh prapa mureve.Europa si ideal eshte cdo gje tjeter dhe jo per tu mohuar. Duhet të kthehemi ti pershtatemi ëndrrave si ato evropiane, për të mos rene në ate cinizëm të shtrember që Salvini përfaqëson “.
Me pak fjalë,dorashka e sfides është leshuar: do ta presë Salvini?