(FOTO: Rudy Giuliani)

Mike Pence, zëvendës- president i zgjedhur i SHBA, po i jep dorën e fundit ekipit të tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë- sipas agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press.

Ekipi i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të takohet me Mike Pence të Martën,  në Neë York, ndërsa zëvendës presidenti i zgjedhur do të ketë marrë vendimin për krijimin e ekipit.

Zëdhënësi, Jason Miller, iu tha gazetarëve se Pence do të takohet me Donald trump në Kullën “Trump” për të rishikuar “numrin e emrave“ për administratën e ardhshme.

Mendohet se Rudy Giuliani mund të propozohet si Sekretar Shteti.

/Veritas.com.al/