Kryeministri Giuseppe Conte mund të mburret për piken e parë te qëndrueshme marrë nga takimi në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
Nga ana e Presidentit te Shteteve të Bashkuara janë lëshuar lëvdata për aleatin italian dhe garanci për mbështetjen për zgjidhjen e emergjencës së emigracionit: “Në Mesdhe – ka thënë Trump – e njohim rolin udhëheqës të Italisë në stabilizimin e Libisë”.
Nga samiti, sipas burimeve pranë qeverisë, Italia ka marrë garanci për mbështetjen e SHBA për Konferencën mbi Libinë, e cila duhet të mbahet në Itali. Do të jetë rasti krucial për të krijuar kushtet politike, ligjore dhe të sigurisë të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike dhe presidenciale në Libi.
Veritas.com.al/