Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike janë marrë nën hetim nga Prokurroia e Tiranës për dhunën e ushtruar ndaj policisë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas protestës së 16 Shkurtit.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe aty shihet qartë se si se si Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeajn, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin, Anton Frrokajn hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Më pas ata veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve. Mbi këta persona rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim.

Hetimi i Prokurorisë nisi pas protestës së parë kombëtare të opozitës ku u arrestuan disa protestues. Ish-deputetë shkuan në Drejtorinë e Policisë për t’u interesuar për të ndaluarit. Ish-deputetët e Partisë Demokratike tentuan të futen në ambientet e policisë për të mësuar se në çfarë gjendje ishin simpatizantët e opozitës. Oficerë policie kanë ndaluar deputetët të hyjnë brenda, çka ka sjellë përplasje fizike mes palëve.

Veritas.com.al/