Të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur në një rrëmujë për t’u larguar nga klubi i natës kur paniku ndërpreu koncertin në një klub nate në Itali, këtë të shtunë në mëngjes.
Media raporton se i dyshuari se përdori një ‘pepper spray’- një substancë që shkaktoi kaos në vendin e koncertit në qytetin Corinaldo, afër Ancona në Italinë qendrore.
“Shkak mund të ketë qenë përhapja e substancës acaruese, pas së cilës të rinjtë nxituan të linin sallën duke shkelur mbi njëri tjetrin. Fatkeqësisht, gjashtë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën”, tha zyra e shërbimit të zjarrfikësve në një deklaratë në Twitter.
Mes viktimave përfshihen edhe pesë persona nën moshën 18 vjeç- tre vajza dhe dy djem- dhe një grua e rritur e cila shoqëronte vajzën e saj në koncert.
Shefi i zjarrfikësve në zonë, Dino Poggiali tha se 14 të plagosurit janë në gjendje kritike, dhe 40 më pak të rënduar.
Veritas.com.al/