Dy turistet të cilat kishin humbur në rajonin e Alpeve Shqiptare, dhe për të cilat u shkrua kaq shumë në media gjatë këtyre ditëve, janë lokalizuar në majën e Jezercës dhe dje pasdite janë kthyer në Vuthaj

Lajmin për humbjen e tyre e lajmëroi Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook.

Dy turistet, duket se kanë zgjedhur të eksplorojnë natyrën e jashtëzakonshme të alpeve, por ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, mungesa e informacioneve apo infrastrukturës turistike në rajon, mund të ketë çuar në humbjen e kontakteve.

Fatmirësisht tanimë ato u gjetën dhe janë mirë.

VERITAS.COM.AL/