Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së enjtes në zonën e plazhit të ri në Vlorë, raporton gazetari Elton Nika. Policia ka mbërritur nën vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grua, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases./