Për herë të parë që nga Lufta e Dytë, qeveria gjermane po këshillon qytetarët që të venë në ruajtje ushqime dhe ujë për t’i përdorur në emergjenca kombëtare.
Dia anëtarë parlamenti të Opozitës thanë se koncepti i ri i mbrojtjs qytetare, që do të paraqitet para ministrave ditën e Mërkurre, është frikësues.
Qytetarët janë këshilluar që të ruajnë ushqim të mjaftueshëm të paktën për dhjetë ditë, sepse ndonjë katastrofë mund ta verë emergjencën kombëtare në situatë të pamundur.
Pesë ditë ujë- dy litra (gjysmë gallon) për perosn në ditë- kjo është këshilla.
Website gjerman i lajmeve “Frankfurter Allgemeine” (FAZ) stha se një koncept i ri pasqyrohet në 69 faqe të dokumenteve të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
Dokumenti thotë se “një sulm mbi teritorin e Gjermanisë, kërkon mbrojtje tradicionale të kombit, për fat të keq”. Por ai thotë se siguria kryesore e kërcënuar e kombit, në të ardhmen mund të mos jetë e mundur; kështu që masat e mbrojtjes civile do të jenë të domosdoshme.
Së shpejti, gjermanët do të jenë duke përfolur në mënyrë ironike nën “Hamsterkaeufe” (blerje paniku)
Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere iu tha një grupi shkollarësh në Gjermani se duhet të përgatiten të reagojnë në qoftë se ujë ose ushqimi do të helmohen, ose në qoftë se furnizimet e naftës dhe gazit do të ndërpriten.
Kryetari i Parlamentit i partisë së krahut të majtë, Die Linke, zoti Dietmar Bartsch, e kritikoi këtë lëvizje . Ai tha “Ju mundet që ta prishni popullin me propozime që vijnë rrotull, siç është edhe ky me rrethimin e furnizimeve”.
Deputeti i Gjelbër, zëvendës kryetar i Parlamentit, Konstantin von Notz, tha se është e ndjeshme që të bëhen këshilla për mbrojtje civile, e cila nuk është praktikuar kurrë që nga viti 1995.
Por duke menduar për një skenar të mundshëm terrorist e ushtarak, tha “Nuk shikoj ndonjë sulm terrorist që të meritojë grumbullimin e ushqimeve dhe ujit të popullatës”.
(Sipas BBC)