Emigrantët e mbërritur rishtas në Gjermani duhet të mësojnë më shumë rreth Holokaustit në leksionet e tyre për integrimin, ka thënë një nga politikanët Gjerman, ndërsa eksperienca Eruopiane po rrit tensionin e incidenteve anti-Semitike.
Reuters raporton:
Më shumë forcë i duhet dhënë Holokastit mbi rrugën e integrimit për emigrantët, tha ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, duke reflektuar shqetësimin që po del në pah mes politikanëve të lartë rreth vërshimit të akteve të anti- Semitizmit, ku përfshihet edhe djegia e flamurit Izraelit.
Më shumë se një milion emigrantë kanë mbërritur në Gjermani në tre vitet e fundit, shumë prej ture duke u larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar shqetësime se anti- Semitizmi mund të rritet.
Policia gjermane kanë raportuar se protestuesit i venë flakën flamurit Izraelit dhe përdorin slogane anti- Semitike në Berlin dhe në qytete të tjerë gjatë demonstratave kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe vendimit të tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Në një prononcim për revistën javore ‘ Der Spiegel’, ministri i Drejtësisë, Heiko Maas shkroi se Holokausti, ku u vranë 6 milion hebrenj, dhe që është e domosdoshme të bëhet një pjesë shumë e rëndësishme e kurseve të emigrantëve dhe të japin provime në fund të kurseve.
Veritas.com.al/