Landi ne Veri te Rhine-Westphalia ka vendosur të përdorë personelin e huaj të kualifikuar për të mbuluar mungesën e personelit në auditoret shkollore.
Il Giornale/ Vala e emigrantëve aritur në Gjermani ka tronditur të gjithë Vendin dhe bëri që shumë te pyesin mbi mirësinë e pritjes pa diskriminim.
Shumë prej tyre kanë akuzuar qeverinë e Angela Merkel se ka mbuluar,pas velit te portave te hapura, idenë e blerjes së punës me kosto shumë të ulët. Dhe tani, pas iniciativës së fundit të qeverisë së Veriut te Rhine-Westfalia,nuk duket se kritikët kanë shkuar aq larg nga realiteti.
Siç raporton Spiegel, Landi i Gjermanisë qender- perëndimore në fakt ka vendosur ti drejtohet personelit te huaj të kualifikuar për të mbuluar mungesën e njerëzve në mesin e klasave shkollore: ndërmjet tyre edhe refugjatët. Ministrja rajonale e arsimit, liberalja Yvonne Gebauer, iu përgjigj një pyetjeje te Partisë Social Demokratike duke shpjeguar se “personeli docent me prejardhje nga jashte qe ka ardhur në vendin tonë vitet e fundit përfaqëson një burim shumë të çmuar që per momentin ka mbetur kryesisht i papërdorur “. Dhe tani po analizohet përputhja e standardeve të kërkuara mësuesve dhe pedagogëve evropianë në krahasim me ato të Vendeve të treta.
Përsa i përket Landit të Veriut te Rhine Westfalia, dy universitete tashmë kanë një program vetëm për mësuesit e huaj për të lehtësuar integrimin e tyre në shkollën gjermane dhe që parashikon një kurs intensiv të gjuhës dhe një “kualifikim pedagogjik ndërkulturor”. Për Gebauer, “nuk mund të tolerohet me që te mos i drejtohemi këtij potenciali duke vazhduar të anullojmë leksionet“. Dhe nga momenti që në Gjermani llogaritet se deri në vitin 2030 do te duhen të paktën 32 mijë mësues më shumë në vit , është e mundur që përdorimi i të huajve dhe refugjatëve të jetë gjithmonë e më i madh.
Veritas.com.al/