Shumë njerëz janë plagosur në përplasje mes policisë dhe demonstruesve anti-fashistë në qytetin Hannover.
Protestuesit u përpoqën të bllokojnë konferencën e parë që nga hyrja në Kuvend në zgjedhjet e këtij Shtatori, të partisë ‘Altenativa për Gjermaninë’ (AfD).
Konferenca e nisur me vonesë, zgjodhi si bashkë- lider zotin Alexander Gauland në krah të Jörg Meuthen.
Edhe konferenca si edhe zgjedhjet dëshmuan se partia po vazhdon të marshojë më tej në të djathtë.
Georg Pazderski, kreu i partisë në rajonin e Berlinit dhe përkrahësit e moderuar, dështuan në gjetjen e delegatëve të mjaftueshëm për t’u zgjedhur në krye.
AfDfitoi fitoi 12.6% të votave në zgjedhjet federale në Gjermani në Shtator, duke u bërë partia e tretë më e madhja në Bundestag pas të djathtës së qendrës (CDU) dhe socialdemokratëve të SPD.
Ata nuk kanë qenë në parlament kurrë më parë dhe tani po shikojnë një shans real për t’u bërë partia kryesore opozitare në Gjermani.
Veritas.com.al/