Sipas zyrtarëve gjerman dhe izraelit, Gjermania ka anuluar një samit të planifikuar mes qeverisë gjermane dhe qeverisë izraelite. Sipas raportimeve, anulimi erdhi për shkak se rreth kancelares Merkel është shtuar frustrimi mbi ndërtimin e shtëpive të çifutëve Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se data 10 maj e parashikuar për Samitin, ku do të përfshihej edhe një takim mes Merkel dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, do të “shtyhet” për shkak të një konflikti në agjendë. Kjo deklaratë ishte konfirmua më vonë nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Emmanuel Nachshon.
/Veritas.com.al/