Tre burra sirianë janë arrestuar në Gjermani të dyshuar se janë dërguar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) me qëllim sulmesh, thanë prokurorët.
Burrat, të moshave nga 17 deri 26 vjeç, u ndaluan pas një sërë bastisjesh herët në mëngjes në Schleswig-Holstein dhe Lower Saxony, ditën e Martë.
Më vonë, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere iu tha gazetarëve se të dyshuarit mund të kenë lidhje me ata që kryen sulmet në Paris në Nëntorin e vitit të kaluar.
Ai i quajti të tre celulë e fjetur.
Zyra e Prokurorit Publik Federal njoftoi se akoma nuk është gjetur ndonjë mision ose urdhër konkret, me përjashtim të kapjes së “materialeve ekstensive”, siç u quajtën.
Të tre, të identifikuar vetëm si Mahir al-H, 17vjeç, Ibrahim M, 18 vjeç, dhe Mohamed A, 26vjeç – thuhet se kanë udhëtuar nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë me pasaporta false.
Hetuesit besojnë se ata kanë ndërmarrë vullnetarisht një mision të supozuar; dhe se 17 vjeçari ka qenë trainuar për dërgimin e armëve dhe eksplozivit në Raqqa, qyteti që mbahet më fort nga IS në Siri.
Atyre iu morën pasaportat false, telefonat celular dhe një shumë dollarësh amerikanë.
(Sipas BBC)