Partia liberale e Demokracisë së Lirë (FDP) u largua ga bisedimet mbi krijimin e koalicionit qeverisës, ditën e Shtune në mbrëmje pas javësh bisedime të tensionuara, duke e lënë Gjermaninë pa opsione të dukshme për formimin e një qeverie. Kjo ka ndodhur për herë të parë që nga Lufta e dytë Botërore.
Diskutimet erdhën pas një rezultati shumë të dobët të partive tradicionale në zgjedhjet e Gjermanisë në Shtator. Zgjedhjet e shtatorit treguan se Kristian Demokratët (CDU) e Merkel dhe të majtët e Martin Shchulz të partisë Social Demokrate (SPD) ranë në nivelin më të ulët historikisht.
Partitë e vogla rebele fituan më së shumti, të prira nga partia e djathtë populiste ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) e cila u rëndit në radhën e tre partive më të mëdha.
Veritas.com.al/