Një mur që do të ngjitet më shumë se 12 këmbë po ndërrohet në Munich pasi banorët dhe autoritetet lokale kanë shprehur frikën se refugjatë të tjerë po vijnë drejt zonës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase dhe nga Fox News amerikan
Muri, i cili është më i lartë se Muri i Berlinit, po ndërtohet në zonën me emrin Neuperlach Süd me qëllim që të ndajë komunitetin e tanishëm të refugjatëve nga 160 të rinj të pashoqëruar që po vijnë për strehim në këtë zonë.
Banorët që bëjnë fushatë për Murin, argumentojnë se vlera e shtëpive të tyre do të ulej në qoftë se refugjatët do të mbeteshin në zonën e tyre për një periudhë më të gjatë.
/Veritas.com.al/