( FOTO: Arkiv)/

Situata e nderë politike në vend ka detyruar aleatin tonë europian, Gjermaninë, që të trokasë në dyer të presidentit Meta. Ambasadorja Sussane Schutz ka vizituar zyrën e presidentit dhe po zhvillon një takim me kreun e shtetit. Kohët e fundit opozita ka dorëzuar mandatet parlamentare duke shkaktuar krizë dhe ka dalë në rrugë në protesta të dhunshme.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz ka vizituar presidentin Ilir Meta vetëm pak ditë pas deklaratës së tij të bujshme nga Pogradeci se ndodhet në dilemën ‘të japë dorëheqjen ose të vetësakrifikohet si Salvador Allende”.

Takimi i diplomates gjermane me Metën ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ende nuk dihen detaje rreth bisedës së zhvilluar.

Tema kryesore ku është përqendruar takimi, mësohet se është përpjekja e Gjermanisë për të minimizuar krizën politike në Tiranë dhe për ta izoluar sa më parë, që të mos kthehet në precedent shkatërrimtar në rajon. Roli i presidentit në këtë drejtim duhet të jetë shumë efikas.

Përfaqësuesja e shtetit gjerman në Tiranë është shprehur pak ditë më parë se qeveria shqiptare dhe Parlamenti shqiptar janë legjitim, të dala nga zgjedhje të njohura ndërkombëtarisht si ato të vitit 2017.

Veritas.com.al/