Gjermania ka vlerësuar, nëpërmjet ministrit për Evropën Gunther Krichbaum, ecurinë e reformave në vendin tonë.

“Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dëshmon se premtimi ynë për zgjerimin e Bashkimit Evropian është i besueshëm. Kjo është e rëndësishme, edhe për arsye gjeostrategjike, veçanërisht në kohët e sotme. Para së gjithash, vetë Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për anëtarësimin e plotë. Ky është një hap tjetër përpara. Veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit ka ende vend për përmirësim, por Shqipëria është në thelb në rrugën e duhur.”

Sipas Krichbaum, reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin dhe Parisin, por për qytetarët.

“Mali i Zi ka bërë tashmë shumë përparim. Edhe Shqipëria është shumë e vendosur, po ashtu në zbatimin e reformave të saj. Reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin dhe Parisin, por që njerëzit në këto shtete të mund të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit. Kjo është pika thelbësore. Kjo do të thotë që janë shtetet kandidate që e përcaktojnë ritmin e ecjes drejt BE-së. Dhe nga kjo varet gjithçka.”

Për Gjermaninë, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të reformohet.

“Sigurisht, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të reformohet. Do t’ju kujtoj se edhe vendimet kyçe mund të merren vetëm me unanimitet. Aktualisht, edhe në vendimmarrjen rreth Ukrainës, mund të shihni se sa i vështirë mund të jetë ndonjëherë arritja e unanimitetit të votave. Hungaria, për shembull, ka shfaqur kundërshtime, në disa raste edhe Sllovakia. Dhe për këtë arsye është e nevojshme që Bashkimi Evropian të reformohet që ne të ecim më shpejt edhe në procesin e zgjerimit.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *