AFP/File / Josh EDELSON
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të OKB-së, në vitin 2015 klasifikoi përbërësin kryesor te Roundup, glyphosatin, si një kancerogjen të mundshëm
Nga “Agent Orange” dhe DDT në kulturat e modifikuara gjenetikisht, Monsanto ka qenë prej kohësh i lidhur me kimikate të diskutueshme, por një urdhër i gjykatës amerikane për të paguar dëmet sepse një nga herbicidet e saj mund te shkaktoje kancer mund të hapë derën për mijëra ankesa të tjera kundër kompanisë .
Një juri e Kalifornisë urdhëroi të premten gjigantin amerikan te agrokimikateve – i cili u mor nga Bayer-i gjerman në qershor – të paguaje 290 milionë dollarë kompensim për një kopshtar të diagnostikuar me kancer pasi ai vazhdimisht përdori herbicidin e Monsantos, Roundup.
Padia e ndërtuar mbi gjetjet e vitit 2015 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të OKB-së, e cila klasifikoi glyphosatin përbërësin kryesor të Roundup si një kancerogjen të mundshëm.
E themeluar në vitin 1901 në St. Louis, Misuri, Monsanto në fillim bëri ëmbëltuesin artificial, sakarinën . Kompania filloi prodhimin e agrokimikateve në vitin 1940.
Monsanto ishte një nga kompanitë që prodhuan një defoliant të quajtur “Agent Orange”, i cili ka qenë i lidhur me kancerin dhe sëmundje te tjera, për përdorim nga forcat amerikane në Vietnam, por mohon përgjegjësinë për mënyrën se si ushtria e përdori atë. Kompania gjithashtu bëri insekticidin DD.
Veritas.com.al/