Sot pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste do të jepen emrat e kandidaturave për presidentin e ri.
Lajmi është bërë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do e bëj siç duhet rolin e Presidentit”, tha Gjiknuri.
Sipas rendit të ditës mësohet se, mbledhja do të nisë në orën 17:00, ndërsa emri i Presidentit të ri është çështja kryesore. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama kthehet sot nga turi i tij i vizitave në SHBA.