Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), jep sot vendimin për Sali Berishën, për të cilin është kërkuar nga SPAK një masë më e fortë sigurie, ajo e arrestit shtëpiak.

Seanca e sotme në GJKKO mendohet se do të zgjasë, ndërsa do të mbahet me dyer të mbyllura.

Sali Berisha po hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në kërkesën drejtuar GJKKO, SPAK-u kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK. Gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim, Sali Berisha, dhe avokatët e tij.

Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK/ a2cnn/