GJKKO ka rënduar pozitat e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkon Prokurorisë së Posaçme  (SPAK) të rikualifikojë akuzën për Beqajn, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua  me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet  për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *