Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për revokimin e masës “Arrest në shtëpi”.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në seancën e së martës, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI.
Prokurorët kanë dhënë si argument faktin që Berisha nuk po e respekton as masën e sigurisë që i është vendosur dhe nuk mund të jenë dakord për heqjen e saj.