Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Gjykata ka caktuar avokatët kryesisht Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati për procesin ndaj Berishës.

Ish-kryeministri është nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin e tij për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndaj Berishës janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.