Një ditë pasi goditi me vezë e kos Fredi Belerin, i cili erdhi dje në Tiranë si pjesë e një delegacioni deputetësh të Parlamentit Europian, për takimin e 18 të të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, policia shoqëron Dilaver Nelën.
Nela goditi një ditë më parë Fredi Belerin, ndërsa ky i fundit dilte nga kryesia e Kuvendit.
Referuar burimeve të policisë, gazetari Ervin Leka tha për ABC News se ndaj Nelës do të kryhet një verifikim dhe më pas do të lihet i lirë.
Nela i kujtoi Belerit masakrën e Peshkëpisë, ndërsa e pyeste atë nëse mbante mend efektivin e vrarë Fatmir Shehu, ndërsa tha se i shpëtoi burgut me procedurë.
Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh dje Nela.