Gjykata e Apelit në Londër ka mendimin se politika e qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda është e paligjshme, raporton BBC.
Azilkërkuesit dhe një organizatë bamirëse fituan sfidën e tyre kundër planit të qeverisë për azilin në Ruandë.
Qeveria britanike dëshiron të dërgojë azilkërkues në vendin e Afrikës Lindore, pjesërisht për të penguar kalimet me varka të vogla.Në dhjetor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë një sërë sfidash ligjore ndaj planit të qeverisë, por disa azilkërkues individualë dhe organizata bamirëse “Asylum Aid” e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit
Dhe sot gjykata ka vendosur që ankesa është e lejuar dhe qeveria ka humbur çështjen.
Dy nga tre gjyqtarët zbuluan se Ruanda nuk ishte një “vend i sigurt” pasi azilkërkuesit mund të dërgohen në vendin e tyre.
Në fillim të kësaj jave, Ministria e Brendshme publikoi një vlerësim të ndikimit ekonomik të projektligjit të qeverisë për migrimin e paligjshëm – duke përfshirë planin e Ruandës.
Ministria vlerësoi se dërgimi i një emigranti në një “vend të sigurt” si Ruanda mund të kushtojë 63,000 £ më shumë sesa mbajtja e tyre në vend.
Për dërgimin e emigrantëve në Ruanda ka pasur një sërë polemikash. Braverman ka qenë ajo që vazhdimisht e ka dashur një gjë të tillë, ndërsa pala opozitare britanike e konsideronte çnjerëzore dhe imorale.
Më herët, ministrja britanike gjatë vizitës së saj në kryeqytetin e Ruandës, Kigali e ka cilësuar bekim dërgimin e emigrantëve atje.
Kujtojmë që Mbretëria e Bashkuar ka qenë e ashpër sa i përket kthimit të emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë ilegalisht në ishullin britanik.