Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “ detyrim paraqitje” për Jonida Babameton, emri i të cilës doli në përgjimet e aplikacionit “Sky”.
Po ashtu, Gjykata ka vendosur, që Babametos t’i ndalohet largimi nga Shqipëria dhe të enjten e fundit të çdo muaji të paraqitet para Policisë Gjyqësore.
Konkretisht masat janë si vijon:
- Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
- Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim,
- Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.