Sot, gjatë një aktiviteti të institucionit të Avokaturës së Shtetit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ka gjetur rastin të flasë publikisht për procesin e gjykimit mbi ligjin e Vettingut- si pjesë e Reformës në Drejtësi.

” Sa më shpejt do të marrim një vendim për ligjin e Vettingut”- iu ka thënë gazetarëve.

Kryetari ka shtuarse: “Po akuzohet Gjykata Kushtetuese sikur po vonon ligjin e Vettingut. Kjo nuk ka vend, po respektojmë procedurat” – ka thënë zoti Dedja.

Rreth “vonesave” me ligjin për Vettingun ka pasur shumë zëra akuze, si nga politika, parlamentarët, qytetarët dhe diplomatët. Duket sikur të gjithë presin drejtësinë nga Qielli, sapo të miratohet një ligj. Ose të paktën shfaqen si të etur për drejtësi.

Ligji për Vettingun kaloi nëpër disa procese pune dhe dyshimi, deri edhe te përkthimi keq nga një misionar i BE. Ligji u dërgua në Komisionin e Venecias për një verifikim mbi përputhjen me të drejtën. Komisioni i Venecias e ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pritet vendimi i saj mbi përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën e Republikës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha se “sa më shpejt” do të ketë një vendim, gjithashtu ai shtoi se ” ne nuk e kemi luksin të flasim për aktet që kemi në shqyrtim”, duke nënkuptuar se mediat dhe politika mund ta bëjnë këtë gjë, por pa bërë presion mbi gjykatën.

/Veritas.com.al/