Gjatë ditës se djeshme, anëtari i Organizatës Human Right Watch, Frederich Abrahams, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai është ballafaquar me një numër pyetjesh që ndërlidhen me raportet që i kishte ndërtuar sa ishte në Kosovë në kohën e luftës. Në këto raporte shumë pasaktësi ka gjetur avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Këto pasaktësi që Emmerson i ka gjetur në disa prej raporteve, kanë shkaktuar një përplasje të ashpër në seancën e djeshme. Avokati britanik e ka përballur dëshmitarin me disa gjetje lidhur me trupa të pajetë të gjetur në Gllogjan. Pas pyetjeve të avokatit Emmerson, dëshmitari e pranoi gabimin, raporton Nacionale.

“Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?”, e pyeti Emmerson. “Duhej të ishte shkruar ndryshe”, u përgjigj dëshmitari.

“Këto pretendime i morët nga pala serbe?”, pyeti sërish avokati britanik. “Po”, u përgjigj ai.

“Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator”, e pyeti sërish Emmerson. “Është formuluar keq…!”, u përgjigj dëshmitari.

“Kur po flisni për vrasjen e shtatorit… s’ka pasur fare vrasje… a ishte tërësisht e gabuar…”, insistoi Emmerson.

“Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-ës….”, deklaroi avokati i Kadri Veselit.

“Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK… Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim”, u përgjigj dëshmitari.

“Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?”, e pyeti sërish avokati Emmerson.

“S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit”, u përgjigj dëshmitari.

“Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?”, ishte pyetja e radhës nga Emmerson.

“Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen… Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel”, u përgjigj Abrahams.

Përplasja vazhdoi edhe në disa raste të tjera. Emmerson e ballafaqoi dëshmitarin lidhur me rastin e vrasjes së një gruaje të quajtur Sanije Ballaj. Avokati tha se për këtë rast kishte kërkuar hetim vetë komandanti Ramush Haradinaj./m.j

Rama: Gjyqi ndaj udhëheqësve të UÇK-së po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike