Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka lejuar Presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij për ndalimin e disa njerëzve transgjinorë nga ushtria, raporton BBC
Gjykata votoi 5-4 për t’ i dhënë kërkesës së administratës Trump te drejten për të revokuar urdhrat që bllokojnë politikën, ndërsa sfidat vazhdojnë në gjykatat më të ulëta.
Katër gjykatësit liberalë në gjykatë e kundërshtuan vendimin.
Politika ndalon “personat transgjinorë që kërkojnë ose kanë kaluar tranzicion gjinor” nga shërbimi.
Vendimi i gjykatës së lartë nuk është mandat, por ka hapur mundësinë për ushtrinë që të zbatojë ndalimin.
Administrata e Trump kishte apeluar gjithashtu për një sentence të përshpejtuar mbi rastin, të cilin Gjykata e Lartë nuk pranoi ta merrte ne konsiderate.
Veritas.com.al/