Një gjykatë tregtare amerikane ka bllokuar vendimin e Donald Trump lidhur me vendosjen e tarifave globale gjithëpërfshirëse mbi importet.

Gjykata arriti në përfundimin se presidenti amerikan tejkaloi autoritetin e tij kur njoftoi taksa shtesë mbi produktet e prodhuara jashtë vendit.

Tarifat normalisht duhet të miratohen nga Kongresi, por Trump pretendoi se kishte autoritetin për të vepruar sepse ishte një emergjencë kombëtare.

Sipas gjyqtarëve, urdhrat ekzekutivë të 2 prillit, të cilët vendosën tarifa prej të paktën 10% për të gjitha produktet e importuara dhe deri në 50% në varësi të vendit të origjinës, “tejkalojnë kompetencat e dhëna presidentit sipas ligjit IEEPA, për të rregulluar importet përmes përdorimit të tarifave doganore.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *