Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë.

 Avokati i tij tha për median se: Ne prisnim të pushoheshin të gjitha akuzat.

Llalla do të përballet me drejtësinë, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka hequr sekuestron preventive vendosur ndaj pasurive të tij.

Hetimet për këtë rast u ndoqën SPAK dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Lalla i ka të hapura llogaritë me drejtësinë që prej 3 vitesh teksa SHBA e ka shpallur non-grata.

VERITAS.COM.AL