Sot, 21 Janar, 8 vjet pas 21 Janarit të përgjakur në një protestë politike para selisë së kryeministrisë, ku u vranë 4 protestues në Bulevard, u duk si rastësi seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thuajse iu dedikua asaj ngjarje tragjike.

Kryeministri Rama deklaroi në foltoren e Kuvendit se gjyqtarët e asaj çështjeje mund të jenë ‘prapa hekurave’ në një kohë jo të largët. Kolegji Penal që mori vendimin mbi këtë çështje përbëhej nga gjyqtarët  Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi

Kryeministri Rama, me këtë rast konfirmoi edhe teknikat me të cilat po funksionon Reforma në Drejtësi për çështje madhore siç ishte 21 Janari me 4 protestues të vrarë. Ai tha se ‘gjykatësit e 21 Janarit sot janë rrugë’, dhe paralajmëroi të nesërmen në burg. Gjykatësit që gjykuan atë çështje sot për sot janë lënë pa punë nga organet e Reformës në drejtësi.

“Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave”,- u shpreh kryeministri Rama.

Veritas.com.al/