-Thotë deputeti britanik, Rees-Mogg-
Jacob Rees-Mogg ka sulmuar establishmentin e Partisë Tory që e vendosi Boris Johnson përmes një “gjyqi show” për komentet e tij mbi burkën, duke thënë se establishmenti është i motivuar nga “zilia”, sepse Brexiteri BoJo është një kandidat i fortë për të qenë Kryeministri i ardhshëm.
Deputeti popullor konservator Rees- Mogg ka shkruar në ‘The Telegraph’ se “për shkak të sukseseve të tij të shumta, popullaritetit me votuesit dhe karizmës”, zoti Johnson është subjekt i “zilisë” në parti, sepse ai është nxehtësisht ne krye për të qenë udhëheqësi tjetër i Partisë Tory dhe për të zëvendësuar Theresa May si Kryeministër.
Si i tillë, përveç tërheqjes së zemërimit të asaj që ai e quajti “liberalë jotolerantë” mbi komentet e tij, ku krahasoi pamjen e grave që mbanin burkën me “kuti postare” dhe “grabitës”, zoti Johnson kishte lëshuar kritika të tepruara ndaj fraksionit establishment brenda partisë se vet.
Veritas.com.al/