Nis seanca e parë në themel për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 28 biznesmen e kompani të përfshirë në këtë dosje.
Në procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve të tjërë, në sallë është prokurori Ols Dado, nuk është i pranishëm prokurori tjetër Altin Dumani.
Mbërrin trupa gjykuese e kryesuar nga Ëngjëllushe Tahiri, antare Alma Kodralia dhe Rudian Palloj.
Në sallë nuk është i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Më 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.
Sipas SPAK, Veliaj dhe persona të therë kishin ngritur një skemë për përfitimim e ryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi./
Komente