(FOTO: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja)/

Dias anëtarë të gjykatës Kushtetuese të republikës së Shqipërisë i kanë drejtuar një letër presidentit të republikës dhe kryetarit të Kuvendit ku thonë se ndjehen “nën presion” nga ambasada e Shteteve të Bashkuara. Letra është firmosur nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Presioni që ushtron ambasada, duke kërcënuar me “vizat” për në Amerikë, sipas gjyqtarëve është kthyer në modë pres ambasadorit i cili shantazhon kundërshtarët e qeverisë dhe ata që vetë nuk i ka qejf.

Gjyqtarët morën shkas nga një akt i ambasadës që i ndaloi vizën hyrëse gjyqtarit Besnik Ymeraj.

Por sipas letrës së gjyqtarëve, masa e “vizës” është masë politike, gjyqësore, ndëshkuese dhe morale kundër gjyqtarëve që as janë gjykuar dhe as janë dënuar për ndonjë vepër të dëmshme.

/Veritas.com.al/