Këngëtari i Rhinestone Cowboy, Glen Campbell vdiq në moshën 81 vjeç pas një ‘lufte të gjatë e kurajoze’ me sëmundjen Alzheimer- tha familja e tij.

“Është gjëja më e rëndë për shpirtin tonë që të njoftojmë vdekjen e burrit, babait, gjyshit tonë të dashur”, thanë në njoftim.

Kitaristi legjendar u diagnostkua më Alzheimer në vitin 2011.

Si në një mrekulli, ai u ngrit nga një fëmijë i varfër fshatar deri në realizimin e 70 albumeve me 45 milionë regjistrime.

Ai i hapi rrugën për artistë të tjerë të ‘country’ si Dolly Parton dhe Kenny Rogers.

Dolly Parton ishte mes shumë yjeve të tjerë që bënë homazhe para Campbell, duke e përshkruar atë si  “një nga zërat më të mëdhenj të të gjithë kohës”.

Brian Ëilson i ‘Beach Boys’ tha se ishte ‘shumë i prekur’ nga vdekja e Campbell.

“Një muzikant i pabesueshëm dhe një person më i mirë se muzikant”, shkkroi Ëilson në Tëeeter.

Glen Travis Campbell ka lindur në Arkansas në 22 Pril 1936, si fëmijë i shtatë mes 12 fëmijëve, që ndanë një baba të përbashkët, por jo të njëjtën mama.

Kitara e tij e parë kushtoi vetëm 7 dollarë dhe me të mësoi t’i bjerë kirtarës së famshme.

Veritas.com.al/

Glen Campbell with his wife Kim (L) and daughter Ashley at the Grammy Awards in Los Angeles in 2012

(FOTO: Glen Campbell me gruan e tij, Kim (majtas) dhe vajzën  Ashley në Los Angeles në 2012)/

Glen Campbell backstage at the BBC's Top of the Pops in 1970

(Campbell në 1970)/