
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës, dha detaje të operacionit të përbashkët me SPAK për goditjen e grupit kriminal.
“Përgëzoj kolegët e përfshirë në këtë hetim. Më lejoni të komplimentoj SPAK për bashkëpunimin e shkëlqyer në dy vitet e fundit. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë, u arrestuan 55 shtetas, u sekuestruan rreth 300 kg lënë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda.
170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marihuanë dhe disa tablet lëndësh narkotike. Hetimi i ndërmarrë në Holandë, zbuloi se grupi drejtohej nga shtetas nga Shqipëria.” tha ai
Komente