(FOTO: Kantina ‘Skenderbeg’ e Durrësit, në vitin 1960)/

Kantina e pijeve alkoolike në Rrashbull të Durrësit është nga më të vjetra te vendit në këtë lloj. Ajo u inaugurua në vitin 1960 dhe jetoi gjatë me famën e të vetmes ‘më të mirë’ në këtë lloj.

Dje është grabitur kasaforta e kantinës, grabitje që ka ndodhur sot, si në filma ‘Western’. Autorët e  grabitjes e kanë marrë kasafortën mes qetësisë, pa u preokupuar prej askujt, madje edhe janë larguar me makinën e kantinës.

Burimet thanë se ishin 3 persona të maskuar që kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veritas.com.al/