Në përplasjen mes policisë dhe katër grabitsve të miliona euro në avionin ‘Austrian Airlines’ në Rinas, që ndodhi dje rreth orës 15.00, një nga autorët e krimit ka mbetur i vrarë dhe i abandonuar nga kolegët. Trupi i tij me fytyrë të maskuar është gjetur që dje. Sot bëhët i ditur identiteti i tij, ai është identifikuar nga autoritetet.
Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj.
Murataj, që fillimisht u ‘identifikua’ nga media greke, rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke. Mediat greke thonë se ai ka kryer vrasje në Greqi dhe se është arratisur nga burgu grek.
Veritas.com,al