Të vdekurit janë të gjithë turistë dhe mes tyre dy fëmijë. Deklarohet gjendja e emergjencës
Në Greqi moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar gjashtë viktima të konfirmuara, të gjithë turistë, edhe dy fëmijë.
Të plagosurit për momentin janë të paktën tridhjetë, por numri mund të rritet në orët e ardhshme. Këto janë dëmet e shkaktuara nga një tornado që goditi Vendin natën e kaluar, duke goditur veçanërisht veriun e gadishullit Kalkidhiki, në Greqi. Mbi 140 zjarrfikës të përfshirë në operacionet e shpëtimit. Mediat vendase dhe ndërkombëtare janë ata qe po vlerësojnë situatën.
Tornado, shoqëruar me stuhi breshëri të dhunshme, ka zgjatur rreth njëzet minuta, gjatë së cilës ka shpërthyer e pamundura. Në Cassandra, një lokalitet bregdetar rreth 70 kilometra nga Selaniku, kanë humbur jetën dy turistë me origjinë ruse, një burrë dhe djali i tij dy vjeç. Të dy viktimat gjendeshin brenda një hoteli.
Edhe dy të vdekur , këtë herë behet fjale për dy qytetarë çekë në Maqedoni. Të dy ishin në bordin e karavanit të tyre, i cili u dëmtua dhe u përmbys nga shtëllungat e erës dhe shiut. Më në fund dy rumunë, një nënë dhe fëmija e saj, vdiqën në një ndërtesë ku kishin kërkuar strehim. Tornado në fakt ka hequr tërësisht çatinë duke mos i lënë atyre asnjë rrugëdalje.
Kreu i Mbrojtjes Civile ka shpjeguar se si ka qene kjo situate “Një fenomen i paprecedent, me erëra shumë të forta dhe me stuhi të medha breshëri”.
Ai gjithashtu bëri të ditur se “Kalkidhikia është shpallur në gjendje të emergjencës“. Është akoma herët që të kemi një bilanc përfundimtar të pasojave të kalimit të tornados. Vetëm në orët e ardhshme mund të ketë një ide më të qartë të dëmit dhe viktimave aktuale. Për momentin të plagosurit janë te paktën tridhjetë .
VERITAS.COM.AL/