Të enjten, më 11 tetor, punonjësit që rregullojnë hyrjen në Partenon e kane mbyllur atë për publikun për të protestuar kundër shitjes së saj të mundshme privatëve. Qeveria ka mohuar, por ndërkohë në një ditë kanë humbur rreth 500 mijë euro arkëtime.

Akropoli është i mbyllur per grevë”. Kjo tabele e pabesueshme që të enjten e kaluar,eshte gjendur përpara turistëve te ngjitur mbi Akropolin e Athinës për të vizituar një nga komplekset historiko-arkitektonike më të rëndësishme në botë.

Faji i qeverisë greke,e akuzuar nga punonjësit e qendrës së famshme kulturore për fillimin e shitjes se saj tek subjekte private. Ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri Alexis Tsipras ka mohuar, por ndërkohë dita e abstenimit nga puna ka prodhuar të ardhura të munguara për 500 mijë euro.

Sa të apasionuar të kulturës dhe historisë greke kane vizituar Athinën me qëllimin e vetëm për të parë Partenonin me sytë e tyre? Vizita në tempullin kushtuar Athinase, perëndeshë e mençurisë dhe luftës, është një domosdoshmëri për të cilën askush nuk ka hequr dorë kurrë. Me përjashtim të turistëve të pamatur që u ngjitën në fortesë më 11 tetor dhe u ndaluan nga një grevë e palajmeruar nga Ministria e Kulturës. Arsyeja? Lajmi – qarkulluar në ditët e mëparshme – se Parthenoni dhe vende te tjera arkeologjike shumë të famshme greke (si Pallati i Knossos të Kretës dhe Kulla e Bardhë e Selanikut) ishin përfshirë në një listë të aseteve destinuar për shitje. E gjithë kjo,sic shkruan Il Post, në kuadrin e privatizimit të miratuar në të kaluarën nga qeveria e Tsipras me Bashkimin Evropian në këmbim të ndihmës së marrë nga bashkësia ndërkombëtare përmes Fondit të Stabilitetit Financiar Europian të themeluar në vitin 2012.

Në realitet, jashtë postbllokut  te Akropolit nuk ishte shkruar “Partenoni mbyllur për grevë”, por “Jo për shitje”. Përveç kësaj, në vend të biletave, vizitorët fatkeqë morën një fletëpalosje që shpjegonte arsyet e protestës dhe qe akuzonte qeverinë se kishte hipotekuar muzete dhe monumentet për të paguar borxhet e Greqisë. Çdo vit, më shumë se 30 milionë njerëz vizitojnë Greqinë dhe hyrjet në vendet arkeologjike dhe ne muzetë përfaqësojnë një nga të ardhurat kryesore për Shtetin : dhe në fakt, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Kulturës, greva e të enjtes ka humbur diçka rreth 500 mijë euro të ardhura.

Veritas.com.al/