Një anije Iraniane e mbajtur në Gibraltar që në muajin Korrik si e dyshuar për transport nafte drejt Sirisë, ka lënë portin.

Burimet nga Marina tregojnë se cisterna është duke lëvizur nga Lindja në drejtim të Mesdheut dhe ka për destinacion të parë Kallamatën në Greqi.

Gibraltar më parë kishte kundërshtuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara që ta ndalonin përsëri anijen, e cila kishte ndryshuar emrin nga Grace 1 në Adrian Darya-1.

Shtetet e Bashkuara e bëri kërkesën minutën e fundit të Premten, një ditë pasi Gibraldar kishte lëshuar urdhrin e ndalimit.

Gibraltar tha se nuk do të mund të komplotonte me kërkesën e Uashingtonit për lëshimin e një urdhri tjetër ndalimi sepse sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin nuk aplikohen në BE.

Teheran tha se është i gatshëm që të vendosë një eskortë detare për Adrian Darya-1.

Një cisternë me flamur Britanik që u kap në Korrik mbeti në duar të Iranit. Pas kësaj nisën spekulimet për një shkëmbim nëse Grace 1 do të lirohej, pavarësisht se çfarë thanë zyrtarët.

Veritas.com.al/