AARON KLEIN

Organizatat progresive, shumë të mbështetura nga miliarderi aktivist George Soros, janë në vijën e parë të një fushate që mbron një sistem “votimi me postë” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke përmendur frikën se pandemia e koronavirusit Kinez e bën shumë të rrezikshme votimin personalisht.

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se votimi me postë do të dëmtonte Partinë Republikane, duke sharë rëndë propozimet e Demokratëve për më shumë para në projekt-ligjin e stimulit të koronavirusit për të financuar opsionet e mungesës dhe votimit me anë të postës.

“Gjërat që kishin aty ishin të çmendura,” tha Trump. “Kishin gjëra – nivele votimi që, nëse do ti pranonit ndonjëherë, kurrë nuk do të keni një Republikan të zgjedhur në këtë vend përsëri.”

Analistët kanë shprehur se propozime të tilla ndihmojnë Partinë Demokratike. Republikanët posaçërisht kanë frikë nga perspektiva e mashtrimit të votuesve, pasi votimi me postë do të ishte shumë më i vështirë për t’u vërtetuar.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit kanë kërkuar prej kohësh të ndryshojnë mënyrën e votimit të Amerikanëve, gjithashtu duke financuar grupe që kërkojnë të zgjerojnë përdorimin e sistemeve elektronike dhe të votimit në internet në mbarë vendin.

Në krye të votimit me korespondencë është Qendra Brennan për Drejtësi, e vendosur në Shkollën e Drejtësisë të NYU. Qendra Brennan është financuar shumë nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit dhe është marrës i granteve të shumta të Shoqërisë së Hapur. Breitbart News ka raportuar më parë se Qendra Brennan ishte renditur në dokumentet e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur si marrës fondesh të caktuara posaçërisht për “kauzën për të zgjeruar qasjen në regjistrim dhe për të përmirësuar lehtësinë e votimit.”

Krahas Qendrës Brennan janë shumë grupe progresive të lidhura me paratë e Sorosit që janë duke punuar jashtë orarit për të nxitur votimin me postë. Disa nga grupet janë duke përdorur krizën e koronavirusit për të mbrojtur ndryshime të përhershme në mënyrën e votimit të Amerikanëve.

Qendra Brennan lëshoi një plan për reformën e votimit, në përgjigje të pandemisë koronavirus, që është cituar gjerësisht nga mediat e lajmeve duke bërë argument kryesor një opsion votimi universal përmes postës.

Dokumenti Brennan u vu në qendër të vëmendjes nga shumë media të tilla si New York Times, Washington Post, Axios, Politico, Guardian dhe Reuters.

Sen Demokrat Amy Klobuchar (MN) dhe Chris Coons (DE) cituan planin e votimit të koronavirusit të Brennan Center në një letër drejtuar liderëve të Dhomës dhe Senatit, duke kërkuar fonde shtesë për këtë skemë. Klobuchar dhe Coons janë midis mbi një duzinë senatorësh Demokratë që futën një projekt-ligj muajin e kaluar për të lejuar votimin gjerësisht me postë, së bashku me masat e tjera të azhornuara të votimit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Demokratët Suzan DelBene (WA), Earl Blumenauer (OR) dhe Jamie Raskin (MD) prezantuan një projekt-ligj shoqërues në Dhomë.

Plani i Qendrës Brennan bën thirrje për një “opsion universal votimi me postë për të gjithë votuesit”. Ai avokaton për “votuesit joaktive dhe të pastruar së fundmi (të cilët mund të jenë hequr në mënyrë të padrejtë nga listat)” për t’u dërguar fletë votimi të përkohshme me postë nëse ata kërkojnë një votim me postë.

Projekti i Brennan kërkon regjistrim të zgjeruar të votuesve në internet dhe lejon që proceset e votimit me postë të përpunohen para mbylljes së qendrave në ditën e zgjedhjeve.

Dokumenti lobon për modifikimin dhe përgatitjen e vendvotimeve, përfshirë “regjistrimin në të njëjtën ditë, azhornimet e adresave në kohë reale dhe votimin e përkohshëm për individë të caktuar.” Brennan nuk përcakton se cilët “individë të caktuar” duhet të marrin regjistrimin në të njëjtën ditë.

Brennan gjithashtu avokaton zgjerimin e votimit të parakohshëm, me shtetet që ofrojnë të paktën dy javë votim të parakohshëm personalisht ose së paku pesë ditë.

“Kjo do të ishte një ndërmarrje masive, por unë mendoj se është absolutisht e nevojshme të sigurohemi që ne jemi të përgatitur të zhvillojmë zgjedhjet tona në nëntor, dhe unë mendoj se të gjitha problemet që kemi pasur në fillimet e javëve të fundit janë prova që duhet të fillojmë tani, “tha Lawrence Norden, drejtori i Reformës Zgjedhore në Qendrën Brennan dhe një nga autorët e raportit.

Plani i votimit me postë i Qendrës Brennan,financuar nga Soros,ishte armatosur nga grupi aktivist “Stand Up America”,i cili nisi një program mbarëkombëtar,duke u kërkuar Amerikanëve të shtynin Kongresin për të financuar ndryshimet e votimit.Aktivitetet e grupit raportohet se rezultuan në më shumë se 19,000 thirrje në zyrat e kongresit vetëm brenda një dite.

Stand Up America është financuar nga Fondi Sixteen Thirty, i cili menaxhohet nga Arabella Advisors në hije, një konsulencë fitimprurëse e financuar nga donatorë të majtë. Aleanca për Demokraci e financuar nga Soros rekomandoi që donatorët të investojnë disa milion dollarë në Sixteen Thirty Fund.

Unioni i Lirive Civile Amerikane i financuar nga Soros (ACLU), i cili në mënyrë rutinore është partner me Brennan, ka pompuar materiale duke kërkuar legjislacionin e votimit të koronavirusit që shtyn për votimin me postë.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit dhuruan 50 milion dollarë per ACLU. Qendra Brennan ka qenë përfituese e granteve të shumta nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit që arrijnë në mbi 7.466,000 dollarë nga 2000 në 2010.

Ndërkohë, një koalicion i grupeve progresive raportohet se po zhvillon një fushatë multimilion dollarëshe jo vetëm që të ndryshojë sistemin e zgjedhjeve presidenciale me votimin me postë gjatë koronavirusit, por edhe për ta mbajtur votimin me postë, si pjesë e mënyrës së përhershme që Amerikanët do të votojnë në të ardhmen.

Grupet e tjera në koalicionin e avokatimit me postë përfshijnë Shoqata Kombëtare e Reformatorëve Jo-Partiakë, Qytetari Publik,Kauza e Përbashkët, Instituti Kombëtar i Votimit në Shtëpi dhe Qendra për Zgjedhje të Sigurta dhe Moderne.

Kauza e Përbashkët financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Sorosit. Kështu është edhe Qytetari Publik.

Qendra për Zgjedhje të Sigurta dhe Moderne është një projekt i Fondit të Ri të Sipërmarrjes së majtë, i cili nuk i zbulon donatoret e tij.

Instituti Kombëtar i Votimit në Shtëpi është i partnerizuar me Lidhjen Votuesit e Grave të financuara nga Soros, ashtu si edhe Kauza e Përbashkët është e financuar nga Soros.

Shoqata Kombëtare e Reformatorëve Jo-Partiake liston anëtarët e saj të themelimit të organizatës, duke përfshirë FairVote. FairVote është një projekt i Qendrës për Votimin dhe Demokracinë e financuar nga Soros.

VERITAS.COM.AL