Duket se grupi kriminal i trafikimit të drogës dhe amrëve drejt brigjeve të Europës ishte strukturuar me plotësinë e duhur për një grup mafioz. Në përbërje janë: Roje, financierë, skafistë, makina personalitetesh shtetërore dhe dëshmi garacie nga shteti, ekzekutorë, kapo, mjete logjistike tokësore dhe detare, deputetë, policë dhe ministra….

Ky ishte grupi, sipas provave të bëra publike deri më sot.

Elona Gjebrea, depete e PArtisë Socialiste, dyshohet se është thërritur për shpjegime në Prokurori në rolin e zvendës ministres së Tahirit dhe të deputetes të ndërfutur në Kuvend si pjesë e grupit kriminal.

Mediat zbulojnë se deputetja e  Partisë Socialiste është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ dhe Tahiri

Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se Elona Gjebre është fotografuar në makinë me Habilajt, por nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion.

Pritet që hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zbulojnë më shumë se rreth kësaj dosje, aq më tepër që tashmë në dispozicion është edhe dosja voluminoze me përgjimet e italianëve.

Veritas.com.al/