Një takim i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ballë për ballë dhe sy më sy me presidentin rus Vladimir Putin ka pak gjasa të ndodhë. Në deklaratën e tij më të fundit, Zelensky ka thënë se mundësia për të ndodhur ky bisedim i shumëpritur, është sfiduese, por tashmë, pas masakrës së Buchës ka pak shanse të realizohet.

Nga ana tjetër agjencia ruse e lajmeve IFAX, ka raportuar se bisedimet mes dy vendeve janë duke vazhduar përmes një video-linku. E pas masakrës në Bucha ku qindra civilë ukrainas u vranë nga forcat ruse, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë për prova që do të përdoren si dëshmi për krime lufte në gjykatën ndërkombëtare.