Eric Fournier u lirua nga posti i tij si ambasadori francez në Hungari, pas zbulimit të një letre në të cilën diplomati tregoi vlerësim për politikat e qeverisë së Viktor Orban.

Bëhen gjithmonë e me te ndera marrëdhëniet brenda Bashkimit Evropian, ku edhe një frazë e vetme jashtë kontekstit te duhur mund të çojë në pasoja serioze diplomatike.

Eshtë i sotem ne fakt lajmi se Presidenti francez Emmanuel Macron ka formalizuar, nëpërmjet Gazetës Zyrtare, zëvendësimin e ambasadorit francez në Hungari Eric Fournier, fajtor se ka treguar vlerësim për politikat e qeverisë konservatore të kryeministrit Viktor Orban, në veçanti për veprimet e tij ndaj çështjes së emigrantëve.

Në një note konfidenciale që daton me 18 qershor dhe të zbuluar nga revista e gazetarisë investigative Mediapart – e njohur për scoop-in mbi pretendimet e financimeve ruse ndaj Frontit Nacional- tashme ish ambasadori e kishte kritikuar ashpër shtypin francez dhe anglo-sakson, fajtor sipas tij i përhapjes së “Orbánofobi-se “dhe qe kishte akuzuar qeverinë hungareze për antisemitizëm me qëllimin e vetëm per të larguar vëmendjen nga antisemitizmi I vërtetë modern, ai i myslimanëve të Francës dhe Gjermanisë. Fournier po ashtu shtoi se vendi Magyar duhet të merret si një model lidhur me menaxhimin e flukseve migratore dhe ajo Hungari anti-semite ishte vetëm një fantazi e pjelle nga gazetarët e huaj.

Një çështje e mprehtë që ndërkohë ka ardhur edhe në samitin e fundit te Këshillit të Evropës zhvilluar ne 29 qershorin e kaluar, ku ne një konferencë për shtyp i është bere pyetja e mëposhtme Presidentit Macron:

“A mund të përfaqësojmë Francën në Hungari dhe në të njëjtën kohë te flasim si kryeministri i vendit,  Viktor Orban “?, për të cilën kryeministri francez u përgjigj me pas: Nota e përgatitur nga z Fournier nuk përputhet me qëndrimin zyrtar të Francës, por në qoftë se me paraqiten prova se këto pretendime janë bërë publike nga ambasadori, ai vete do të jepte menjëherë dorëheqjen nga detyra e tij “. Vendim qe nuk vonoi , edhe për shkak të resë së madhe të pluhurit që ngriti lajmi, dhe që kontribuon për të goditur edhe më shumë marrëdhëniet tashmë të brishta ndërmjet Hungarisë sovraniste dhe Francës europianiste.

Fournier do të zëvendësohet nga diplomatja Pascale Andreani, ish-përfaqësuese franceze në NATO dhe OSCE dhe gjithashtu zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ajo do të jetë e ngarkuar me detyrën e vështirë të menaxhimit të kryeministrit te pamenaxhueshem hungarez, tashmë nën zjarr nga ambasadorë të tjerë të vendosur në Budapest, të tille si ato të Kanadasë dhe Suedisë, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë akuzuar publikisht për shkeljen e shume lirive civile në vend me anë të qeverise se tij..

Sidoqoftë, Fournier – i cili filloi karrierën e tij në Ministrinë e Jashtme në vitin 1987 dhe ishte ne krye te ambasadës në Hungari që nga viti 2015 – nuk është i ri për këto qëndrime, pak ortodokse dhe të rrezikshme për një diplomat me karriere të gjatë si ai. Gjatë periudhës kur ai ishte ambasadori francez në Gjeorgji, nga viti 2007 deri në vitin 2011, ai kishte dhënë prova tashmë për karakterin e tij të zjarrtë, aq shumë saqë presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili e quajti me shaka atë “Ambasadori më i çmendur i Tbilisit”.

Ne te njëjtat vite mbajti edhe një miqësi shumë te kritikuar me miliarderin Bidzina Ivanichvili, të cilit Fournier i dha shtetësinë franceze dhe që ne 2012 u bë Kryeministër i Gjeorgjisë. Pasi episodit hungarez Fournier do të caktohet në detyra të tjera, duke mbetur megjithatë brenda trupit diplomatik francez.

Veritas.com.al/