Shqipëria rihap sot bazën ajrore të Kuçovës. Report Tv ndjek live ceremoninë e përurimit ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s
“Konsiderojeni këtë bazë si pikë strategjike në mbrojtje të paqes dhe operacioneve të NATO-s’ vijoji më tej ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke shprehur gadishmërinë e Shqipërisë për të vendosur në dispozicion të NATO-s dhe porto Romanon “që së bashku me korridorin 8 i siguron aleancës sonë aksin më të shkurtër të kalimit nga brigjet e Adriatikut në Detin e Zi. Shpresojmë të kemi mbështetjen e aleatëve në këtë project madhor” tha Peleshi.
I deleguari i SHBA-se, David Wisner e konsideroi “gur kilometrik për sigurinë e rajonit”.
Kryeministri Edi Rama e quajti një tjetër element sigurie në Ballkanin Perëndimor që ‘kërcënohet jo pak nga Rusia”
“Kjo bazë e re taktike ajrore NATO-s do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza ajrore detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n e jemi shumë besimplotë se shpejt do të mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës”
Pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.
Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në vitet 1950, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.
Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.
AXHENDA